Botë

Tjetër vetëvrasje te Garda që ruan Putinin

22.12.2020 19:53

Sot në Moskë ka kryer vetëvrasje, zëvendësshefi i një nga departamentet e Shërbimit të Sigurisë Federale (FSO)...

Sot në Moskë ka kryer vetëvrasje, zëvendësshefi i një nga departamentet e Shërbimit të Sigurisë Federale (FSO), që njihet si shërbimi që ruan presidentin rus, Vladimir Putin.
 
Kjo është vetëvrasja e dytë brenda muajit në FSO, çka ngitë edhe më tepër dyshimet, kur dihet që në këtë njësi pranohen personat më të përgatitur.
 
Sipas medieve ruse, trupi i nënkolonelit u gjet në rrugën Tsandera në Moskë.
 
Në fund të nëntorit, oficeri Mikhail Zakharov qëlloi veten me armë zjarri gjatë shërbimit të tij.
 
Kolegët e Zakharovit e lidhën vetëvrasjen e tij me kushtet e këqija të punës, rritjen e orarit të punës dhe indiferencën e Gardës ndaj të punonjësve.
 
Gjithashtu raportohet se, kohëve të fundit FSO e ka ndërprerë daljen në pension të parakohshme, edhe pse punonjësit kishin grumbulluar mjaftë orë shtesë, pra duke anuluar të gjitha këto.
 
FSO është një agjenci qeveritare ruse e ngarkuar me mbrojtjen e zyrtarëve të rangut të lartë duke përfshirë presidentin Putin.