Maqedoni

Qeveria me vendim, koncepti i ri i arsimit, në debat të gjerë publik

23.12.2020 10:27

Për konceptin e ri te arsimit të mesëm I cili shkaktoi një sërë reagimesh në opinion....

Për konceptin e ri te arsimit të mesëm I cili shkaktoi një sërë reagimesh në opinion, duhet  mbahet debat public, ka vendosur Qeveria pas prezentimit të këtij koncepti. 
 
Në konkludimet e përbashkëta thuhet se duhen sqarime për disa nga ceshtjet  që I kanë qytetarët dhe arsimtarët, prindërit dhe nxënësit  për ndryshimet e paralajmëruara. Prezentimi qartë tregoi që me propozimin për lëndën shkollore, Shkencat Shoqërore, nuk ndërpritet historia  por përmbajtjet nga tekstet e histories do të transferohen si obligative në kuadër të lëndës së re shkencat shoqërore. Gjithashtu me këto ndryshime nuk parashihet zvoglimi I numrit të mësimdhënësve, nga lënda e histories, gjeografisë, dhe arsimit qytetar, por ato vazhdojnë së bashku të bëjnë planifikimin e procesit mësimor, me qëllim që nxënësit të fitojnë  dituri në mënyrn më efikase, thonë nga qeveria.