Maqedoni
Shekerinska: Përballja me Covid-19, personeli ushtarak do të marrë shpërblim në para
23.12.2020 10:51
Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska ka njoftuar se qeveria ka pranuar propozimin e saj për ndihmë e njehershme financiare...

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska ka njoftuar se qeveria ka pranuar propozimin e saj për ndihmë e njehershme financiare për personelin shëndetësor ushtarak të kyçur drejtpërdrejtë në shërimin dhe trajtimin e pacientëve me covid 19.
“Mjekët dhe personeli tjetër shëndetësor nga Qendra Medicinale Ushtarake të cilët së bashku me kolegët e tyre ngaShëndetësisa Publike të cilët cdo ditë po luftojnë për të shpëtuar jetët e të sëmurëve nga covid 19, do të marrin ndihmë të njëhershme në të të holla, si shpërblim për kontributin e dhënë. Qeveria e kapranuar propozimin tim, si shenjë respekti për angazhimin e palodhshëm të personelit ushtarak-mjekësor ndaj të sëmurëve me Covid.", ka shkruar ministrja Shekerinska në profilin e saj në Facebook.
