Botë
Më shumë se 4.6 milionë raste të reja, OBSH: Shifra më e madhe që nga fillimi i pandemisë
23.12.2020 14:18
Organizata Botërore e Shëndetësisë, bëri me dije se 4.6 milionë raste të infeksioneve globale me COVID-19
Organizata Botërore e Shëndetësisë, bëri me dije se 4.6 milionë raste të infeksioneve globale me COVID-19 janë konfirmuar gjatë javës së shkuar, duke e cilësuar si shifrën më të madhe, që nga fillimi i pandemisë. Shumica e rasteve të reja u shënuan në Amerikën e Veriut dhe atë të Jugut – me më shumë se 2.3 milionë të infektuar. Në të njëjtën kohë, në Evropë ka pasur më së shumti raste të vdekjes gjatë javës së kaluar – me më shumë se 36 mijë.
OBSH në një takim të ri do të vërtetojë strategjinë përmes së cilës do të luftojë kundër mutacionit të Ri të Covid 19. Ekspertët këkrojnë ashpërsimin e masave parandaluese dhe ndalesën e udhëtimeve nga më shumë shtete, e konsiderojnë si hap i mirë në këtë drejtim.
Ndalesa e udhëtimeve, kaos nëpër portet në britaninë e madhe
Rreth 50 shtete kanë vendosur të ndalojnë udhëtimet drejt dhe nga Britania e madhe, ku është shfaqur mutacioni i ri. Por kjo ndalesë ka shkaktuar protesta në Kent të Anglisë, ku kamionistët u përleshën me policinë në Portin e Doverit dhe Aeroportin e Manstonit, pasi rrezikojnë të mbeten të bllokuar e të mos arrijnë në kohë për Krishtlindje në shtëpi. Edhe pse Franca dhe Mbretëria e Bashkuar kanë arritur një marrëveshje për kalimin e mjeteve të transportit të mallrave, por mijëa kamionë kanë mbetur në Kent që prej të dielës, në pamundësi për të kaluar kanalin e La Manshit e të vazhdojnë udhëtimin për në Europë.
"Jam këtu që 20 orë. Të gjithë presin nga 2-3 ditë. Na ka ardhur në majë të hundës. Dje na thanë se do të lëvizim në orën 6 të mëgjesit, tani na thanë në mesnatë. Vetëm na gënjejnë.", tha një shofer kamioni.
"Jemi të irrituar. Franca na ka shkaktuar probleme të gjithë duam të shkojmë në shtëpi. Në tragete ka edhe fëmijë e gra shtatzëna.", tha një udhëtar.
BE tashmë autorizoi vaksinën Pfajzer për të 27 vendet e Unionit. Në rajon të enjten me procesin e vaksinimit fillon Serbia.
BELINDA KOKA ADEMI
