Maqedoni

LSDM: Nikolloski dhe Mickoski, falje për lajmin e rremë

23.12.2020 14:28

LSDM akuzon VMRO-DPMNE-në për përhapjen e lajmeve të rreme...

LSDM akuzon VMRO-DPMNE-në për përhapjen e lajmeve të rreme. Akuzat e sotme kishin të bëjnë konkretisht me deklaratat e kreut të opozitës maqedonase Hristian MIckovski dhe deputetit Aleksandar Nikollovski, se VMRO-DPMNE punoi me Republikën Çeke dhe Sllovakinë, si anëtare të BE, për të kundërshtuar bllokimin e Bullgarisë, gjë që më pas u demantua nga ambasadorët e të dy shteteve.
 
"Më e pakta që Mickoski dhe Nikollovski mund të bëjnë është të kërkojnë falje publike për gënjeshtrat e thëna. Për më tepër, Nikollovski duhet të japë dorëheqjen nga posti I deputetit në parlament. Është e papranueshme për një deputet, që  të ketë një sjellje të tillë të papërgjegjshme e të gënjejë qytetarët. Qytetarët nuk i meritojnë gënjeshtrat. Një person që përhap me vetëdije gënjeshtra, i cili shkatërron reputacionin ndërkombëtar të vendit, nuk mund të konsiderohet përfaqësuesi i tyre.", tha Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.