Basketboll

Dallasi deklasoi Filadelfinë, e mposhti me +53 pikë

14.11.2014 14:56

Fitoren e mbrëmjes e regjistroi Dallasi, që arriti të deklasoj Filadelfinë, duke e mundur me 53 pikë epërsi, 123:70...

 Siksersat, me këtë hubmje, regjistruan disfatën e tetë nga poaq ndeshje sivjet dhe edhe më tutje mbeten ekipi I vetëm pa asnjë fitore deri më tani.
 
Dirk Novicki me 21 pikë udhëhoqi mavsat, ndërsa 17 të tjera shtoi Monta Elis. 
 
Çikago regjistroi fitore të re, por edhe njëherë e humbi basketbollistin më të mirë, Derik Rouz.
 
MVP`i i dikurshëm u dëmtua edhe njëherë, por edhe përkundër kësaj në fitoren prej 100:93, kontriboi me 20 pikë.
 
Gasoll, ishte më efikasi te bullsat, me dabëll dabëll prej 27 pikë e 11 kërcime, ndërsa reptorsat, në takimin e nëntë, regjistruan vetëm disfatën e dytë.
 
Në dy ndeshjet tjera të luajtura mbrëm, Memfisi mundi Sakramenton, ndërsa Golldën Stejti triumfoi kundër Bruklinit.