Maqedoni

Raporti javor - ISHP: Po ulet numri i infektimeve të reja me Covid-19

23.12.2020 14:47

Është zvogëluar numri i të infektuarve të rinj dhe të vdekurve nga COVID 19...

Është zvogëluar numri i të infektuarve të rinj dhe të vdekurve nga COVID 19, si dhe përqindja e pozitivëve të testuar në periudhën nga 14 der në 20 të këtij muaji krahasuar me javën e kaluar, tregojnë të dhënat e raportit javor të publikuar nga Instituti i shëndetit publik. Kjo rënie, theksojnë nga ISHP, është një trend në tre javët e fundit.
 
Në këtë periudhë janë raportuar 159 vdekje nga 25 qytete, që është një rënie prej 8.6 %  krahasuar me javën e kaluar. Për sa i përket moshës, 131 persona ishin mbi 60 vjeç, 17 të moshës nga 50-59 vjeç, tetë vdekje u raportuan nga grupmosha 40-49 vjeç, ndërsa tre raste nga grupmosha 30-39 vjeç. Janë regjistruar 4,585 raste të reja pozitive nga 35 qytete në vend, me ulje prej 16.9 % më pak se javën e kaluar. Shumica e rasteve të regjistruara janë akoma nga Shkupi - 42.7 për qind. Përqindja e rasteve pozitive të testuara të SARS-CoV-2 është 29.3 për qind, që është një rënie prej 5.5 për qind krahasuar me javën e kaluar. Grupmosha më e zakonshme e të infketuarve gjatë kësaj periudhe, është mbi 60 vjeç - 29,3 %). Një numër i madh i të infektuarve janë të regjistruar në grup moshat 50-59 vjeç  (19.3 për qind), 30-39 vjeç (17.7 për qind), 40-49 vjeç (17,5 për qind) dhe 20-29 vjeç (11.1 për qind). Numri më i ulët u regjistrua tek fëmijët e moshës 0-9 vjeç, apo1.3 për qind) dhe 10-19 vjeç që përbëjnë 3.9 për qind të të infektuarve.
 
“Pas marrjes së dy testeve negative si të shëruar udhëhiqen 4,513 persona që janë hospitalizuar ose janë në mjekim shtëpiak, 15,1 për qind më pak krahasuar me javën e kaluar”, informojnë nga ISHP.