Maqedoni
Koncepiti ri në arsimin fillor, Carovska: E mbështesim se nxënësit kanë probleme
23.12.2020 15:37
Hulumtimet e USAID tregojnë se nxënësit tanë kanë problem të kuptojnë atë që e lexojnë....

Hulumtimet e USAID tregojnë se nxënësit tanë kanë problem të kuptojnë atë që e lexojnë. Vetëm 40% të nxënësve në klas të dytë dijnë të lexojnë me kuptim, derisa në botë 80% e klasave të dyta e kuptojnë atë që e lexojnë. Ministrja e arsimit Milla Carovska theksoi se pikërisht kjo ka shtyrë qeverinë që të ndërtojë koncept të ri për bashkimin e më shumë lëndëve në një lëndë. Sipas saj, hulumtime të shumta kanë treguar se programet arsimore të integruara i ndihmojnë nxënësve të bëjnë ndërlkidhjen mes asaj që mësojnë dhe përditshmërisë.
“Koncepti i ri për arsimin fillor bazohet në standard paraprakisht të përcaktuara për kompetenca të cilat duhet ti përvetësojnë nxënësit pas mbarimit të klasës së nëntë, e ato janë në pjesën e shkrim –leximit, mësimit të gjuhëve të tjera, matmatikë, në digjitalizim, zhvillim personal dhe social, kulturë demokratike dhe qytetare, sipërmarësi si dhe në art dhe kulturë.”, tha Milla Carovska, ministre e arsimit.
ASH-AA: Jo gjuha shqipe fakultative por obligative
Carovska informoi se nuk do të botohen libra për lëndët e reja. Ndërkohë nga koalicioni ASH-AA nuk pajtohen me konceptin e ri të arsimit, ku gjuha shqipe është si lëndë zgjedhore për nxënësit maqedonas. Ata thonë se kjo është një dështim tjetër i BDI-së pasi ata kanë premtuar se gjuhën shqipe do ta bëjnë si lëndë obligative, e jo fakultative.
“Ne si koalicion ASH-Alternativa rikujtojm; se premtimet e BD-së ishin që në koncceptin e ri për shkollat fillore, gjuha shqipe të mësohet si gjuhë obligative e jo si fakultative, ashut siç para dise ditësh e njoftoi ministrja e arsimit Carovska. Duke marrë parasysh se me konceptin e ri do të kemi më shumë se 10 lëndë zgjedhore, probaliteti për të zjedhur nxënësit gjuhën shqipe është në përqindje shumë të vogël, për mos të thënë 0.”, tha Bujare Abazi nga ASH-AA.
Nga ASH thonë se paradoksi tjetër është që mësuesit shqitar janë të detyruar të flasin gjuhën maqedonase, përderisa mësuesit maqedonas të cilët iu ligjerojnë nxënësve shqiptar, nuk janë të detyruar të flasin gjuhën shqipe.
ERSAN PAJAZITI
