Maqedoni

Hoxha: Nuk ka nevojë për test PCR në kufi me Kosovën

23.12.2020 15:46

Qeveria demanton lajmet për nevojën e testeve PCR gjatë kalimit të kufirit me Kosovën....

Qeveria demanton lajmet për nevojën e testeve PCR gjatë kalimit të kufirit me Kosovën. Zëdhënësi qeveritar Muhamed Hoxha thotë se nuk ka asnjë vendim zyrtar nga qeveria e Kosovës, e si pasojë as një vendim nga qeveria e RMV-së për masë reciprociteti. 
 
"Zyrtarisht ende nuk jemi njoftuar se Kosova këkron  test PCR gjatë kaliomit të kufirit. Ne nuk kemi asnjë njoftim për një vendim të tillë nga Kosova ose autoritetet tona. Qeveria as nuk ka marrë një vendim mbi reciprocitetin për qytetarët e Kosovës. Nëse ka një vendim të tillë, publiku ynë do të informohet në kohë.”, tha Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë.