Maqedoni

Lëndët e paraqitura nga informatorët, KSHPK i diskuton me dyer të mbyllura

23.12.2020 16:02

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në seancën e sotme të 44....

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në seancën e sotme të 44, vepron në disa lëndë të formuara pas paraqitjes nga ana e informatorëve në pajtim me Ligjin për mbrojtjen e informatorëve.
 
Drejtoresha e KSHPK Biljana Ivanovska në fillim informoi se kjo pjesë e seancës do të jetë e mbyllur për opinionin.
 
“Pika e dytë i referohet veprimit të rasteve të formuara nga informatorët në përputhje me Ligjin për informatorë dhe unë do të lusë që gazetarët të shkyçen pas përfundimit të pikës së parë. Për shkak të dispozitave ligjore për mbrojtjen e informatorëve, ne do t’i kalojmë këto pika në një seancë të mbyllur”, tha Ivanovska.
 
Në seancën e sotme, KSHPK, si pika e parë në rendin e ditës, miratoi procesverbalet e seancave të 37-të, 39-të, 40-të, 41-të dhe 43-të.Anëtarët e KSHPK para miratimit të procesverbaleve diskutuan disa gabime teknike dhe dispozitat në procesverbalet.