Maqedoni

Kontesti me Bullgarinë, Arsovski: Shkëmbejmë ide, angazhohemi për zgjidhje

23.12.2020 16:16

Në raport me Bullgarinë mosmarrëveshjet janë akoma në fazën e shkëmbimit të ideve dhe mendimeve nga të dyja...

Në raport me Bullgarinë mosmarrëveshjet janë akoma në fazën e shkëmbimit të ideve dhe mendimeve nga të dyja shtetet dhe nuk ka asgjë konkrete, thotë zëdhënësi i qeverisë Dushko Arsovski. Duke iu përgjigjur pyetjes se përse Boshkovski nuk publikoi dukumentin e dorëzuar në qeverinë bullgare, zëdhënësi Arsovski tha se dokumenti përmban vetëm ide që duhen  diskutuar edhe më tutje.  RMV do të vazhdojë me angazhimin për të gjetur një zgjidhje me Sofjen, që për pasojë, nuk filluam bisedimet me BE-në, deklarohen nga qeveria.
 
"Siç kemi informuar ndërsa është thënë edhe nga përfaqësuesi special i qeverisë  se dokumenti (non- paper) përmban shkëmbim idesh të cilat i japim vazhdimisht dhe do të vazhdojmë t'i japim  deri kur t’i kalojmë problemet me Bullgarisë, pengesat për integrimin tonë evropian, respektivisht për hapin e rradhës që është mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare.", tha Dushko Arsovski, zëdhënës i Qeverisë.
 
Aleanca për Shqiptarët: Angazhohuni edhe për problemet brenda vendit
 
Ndërkohë, Alenca për Shqiptarët iu bën thirrje zyrtarëve dhe diplomatëve të vendit që  të angazhohen edhe në zgjidhjen e problemeve  brenda shtetit. Nënkryetarja e ASH-së, Bujare Abazi tërheq një paralele mes problemit të gjuhës maqedonase me fqiun bullgar dhe problemit të shqiptarëve në RMV.
 
"Ne kemi probleme shumë  simulare të ngjashme brenda për të  cilat ne si parti politike koncentrohemi dhe duam ti zgjidhim, po pastaj për zgjidhje të tjera sigurisht se ndoshta do të vijë momenti kur përsëri do të jemi si parti dhe do ti diskutojmë.", tha Bujare Abazi nga Aleanca për Shqiptarët.
 
Ndërkohë nga Sofja bullgare nuk lëvizin nga vijat e kuqe. Mbeten decid në kërkesat e tyre nacionale të cilat tashmë janë futur  për debat edhe në dokumentet joformale të BE-së.
 
NERMINE MULAKI