Maqedoni

Ndryshimi i Rregullores së Kuvendit, VMRO DPMNE: S’kemi ndryshuar qëndrimin kundër

23.12.2020 16:27

Propozim/ligji për ndryshimin e Rregullores për punë të Kuvendit mbetet në “status quo”....

Propozim/ligji për ndryshimin e Rregullores për punë të Kuvendit mbetet në “status quo”. Partitë e shumicës parlamentare këmbëngulin për ndryshim e Rregullores për shkak të epidemisë, që edhe deputet e izoluar ose të prekur nga virusi të mund të marrin pjesë nw punët e Kuvendit, nga distanca. Opozita e cila ka bllokuar procedimin parlamentar të këtij pr/ligji, nuk ka ndryshuar qëndrim. Konsideron se propozimi është në kundërshtim me kushtetutën prandaj nuk ka në plan të tërheq mijëra amendamentet e propozuara dhe as të përkrah ndonjë ndryshim të Rregullores jashtë “Procesit Zhan Mone” dhe pa konsensus mes pushtetit dhe opozitës.
 
“Nuk mund të pajtohemi me asnjë ndryshim të Rregullores nëse është jashtë Procesit Zhan Mone dhe pa dialog me opozitën. Kuptohet se nuk kemi lëviz nga qëndrimi pasi s’kemi konsultime. Ky propozim që është lëshuar me procedurë të shkurtër është bllokuar nga opozita.”, tha Eli Panova, deputete e VMRO DPMNE-së.
 
LSDM: Pranojmë ide që mundësojnë Kuvend funksional
 
LSDM nga ana tjetër konsideron se opozita me qëndrimin e saj po frenon punën e Kuvendit në periudhë epidemie. Është kundër ndryshimit të kushtetutës për këtë qëllim, megjithatë është e hapur për këmbim idesh.
 
“Për fat të keq mbetemi Kuvendi i vetëm në botë pa një mundësi të tillë. S’ka nevojë për ndryshime kushtetuese pasi Kushtetuta është e qartë por, për ne janë të pranueshme të gjitha idetë që mundësojnë Kuvend funksional në kushte të këtilla.”, thotë koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitreski.
 
Propizmin e kryeparlamnetarit për ndryshimin e Rregullores për punën e Kuvendit e ka bllokuar opozita me mbi tre mijë amendamente. 
      
SHPËTIM NUREDINI