Futboll
Maqedonia kërkon fitore kundër Sllovakisë, Gjurovski përjashton Jahoviçin dhe Georgievskin
14.11.2014 14:58
Seleksionuesi I reprezentacionit të Maqedonisë Boshko Gjurovski është I vetëdijëshëm për peshën e takimit të nesërm kundër Sllovakisë...

Seleksionuesi I reprezentacionit të Maqedonisë Boshko Gjurovski është I vetëdijëshëm për peshën e takimit të nesërm kundër Sllovakisë, por megjithatë pret lojë të mirë dhe rezultat pozitiv nga futbollistët, të cilët nesër mbrëma do të dalin në fushë.
Transformimi prej mbrojtjes në sulm do të jetë faktor kyç për fitoren eventuale ndaj Sllovakisë, mirëpo Gjurovski është optimist se reprezentuesit e Maqedonisë do të paraqiten në petk mirë dhe do të gëzojnë armatën e shumtë të simpatizantëve.
“Maqedonia doemos duhet të shënoj dy gola poqëse dëshiron të shënoj fitore apo rezultat pozitiv. Duhet të japim maksimumin, jo vetëm duke vrapuar, por edhe me vendoshmëri taktike në fushë. Ata me siguri do të luajnë me presion, ndërsa ne duhet të gjejmë mënyrën si të sulmojmë, me tranzicion nga mbrotja në sulm. Vetëbesimi na taborin tonë është rritur, pasi këta lojtarë janë të uritur për rezultate të mira dhe të gatshëm që të luajnë ndeshje kualitative”, është shprehur Gjurovski.
Përndryshe, një ditë para takimit në fjalë, atmosfera në radhët e reprezentacionit është rrënuar dukshëm pas incidentit mes Adis Jahoviçit dhe Daniell Georgievskit, me ç`rast të dy janë suspenduar nga Gjurovski dhe nuk do të janë në kombinim për ndeshjen e nesërme kualifikuese kundër Sllovakisë.
Takimi kualifikues për samitin e ardhshëm Kontinental në futboll I cili do të mbahet më vitin 2016 në Francë, mes Maqedonisë dhe Sllovakisë do të zhvillohet në Arenën Filipi I Dytë në Shkup, me fillim më orën 20 e 45 minuta, ndërsa program ynë do të bën transmetim të drejtpërdrejt.
SAMI ADEMI
