Maqedoni
Covid 19: 14 viktima, 627 raste të reja, 644 të shëruar
23.12.2020 16:55
Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 2510 testime të bëra ka regjistruar 627 raste të reja...

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 2510 testime të bëra ka regjistruar 627 raste të reja të të infektuarve, kanë humbur jetën 14 persona, ndërsa janë shëruar 644 pacientë.
Me numrin më të madh të të infektuarve kryeson Shkupi me 250 raste i pasuar nga Kumanova me 36, Kavadari 31, Prilepi, Velesi dhe Manastiri me 25, Gostivari 24, Strumica 23, Tetova 21 dhe qytetet e tjera me numër më të ulët të të infektuarve.
Betejën me covid 19 e kanë humbur 14 pacientë, prej të cilëve nga katër nga Shkupi dhe Prilepi, dhe nga një pacient në Kumanovë, Strugë, Ohër, Manastir, Kavadar dhe Gjevgjeli.
Aktualisht në vend ka 20.718 raste aktive me Covid-19. Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 79.815 raste, prej të cilëve 56.743 janë shëruar kurse 2.354 pacientë kanë humbur betejën me Covid-19.
FLUTURA LATIFI
