Maqedoni

Konviktet e studentëve: Studentët ankohen dhe kërkojnë kushte më të mira

23.12.2020 17:22

Kushtet e këqija të jetesës, mungesa e mjeteve dhe hapësirave për të mësuar...

Kushtet e këqija të jetesës, mungesa e mjeteve dhe hapësirave për të mësuar, sporte dhe aktivitete të tjera. Këto janë disa nga problemet kryesore me të cilat përballen studentët në disa konvikte në Shkup, Shtip dhe Manastir.
 
Forumi arsimor për të rinjtë të cilët e zhvilluan këtë hulumtin kanë dalur me rekomandim për të përmirsuar infrastrukturës në konvikte dhe funksionalitetin e ambienteve të brendshme, për të rritur buxhetin por edhe transparencën në punë. Sipas hulumtimit, studentët nuk janë mjaftë aktiv sepse  tregojnë munges të niteresimit me menaxhuesit e konvikteve për bashkëpunim dhe përmirsim të jetesës.
 
"Sipas studentëve, një nga arsyet pse ata nuk do të përfshihen në procesin e vendimmarrjes është mungesa e besimit se ata mund të ndryshojnë diçka duke u përfshirë. Gjë që tregon faktin se duhet të ketë më shumë komunikim ose bashkëpunim më të madh midis studentëve dhe vetë udhëheqjet", u shpreh koordinator i programit në forumin arsim, Petar Barlakovski.
 
Sipas drejtorëve të konvikteve, kjo është një rrugërrëfyes se si të plotësohen boshllëqet.
 
"Studentët të cilët janë akomoduar në konviktin shtetëror Pellagonija, që ne të gjithë jemi të punësuar dhe jemi të hapur për ta që ata në çdo kohë të munden për çdo problem të na kontaktojnë", theksoi Julijana Atanasovska, udhëheqëse në konviktin "Pellagonija".
 
"Do të doja që në të ardhmen të mos i shikoja konviktet si një kategori socijale për studentët, por konvikti të jetë një privilegj për studentin", u shpreh drejtori i konviktit studentor "Vëllezërit Miladinovci", Mite Nakovski.
 
Mbi 30 përqind e të anketuarve kishin përvojë me korrupsionin, por shumica e tyre nuk do ta raportonin atë tek autoritetet, meqë nuk dinë se ku dhe si të veprojnë në lidhje me veprimet korruptive.
 
SEDAT SELIMI