Maqedoni

Boçvarski: Realizojmë projektet edhe në kushte pandemie

23.12.2020 17:45

Ministria e traposrtit dhe lidhjeve ka prezentuar realizimin e aktiviteteve në kuadër të 100 ditëve qeverisje....

Ministria e traposrtit dhe lidhjeve ka prezentuar realizimin e aktiviteteve në kuadër të 100 ditëve qeverisje. Minsitri transportit dhe lidhjeve Bllagoj Boçvarski theksoi se edhe në kushtet të krizës me pandemin, projektet nuk janë ndalur por janë realiluzar me një intensitet edhe më të madh. Bocvarski pret që 80 përqind e investimeve kapitale të Ministrisë të realizohen deri në fund të vitit.
 
"Kemi hyrë në një periudhë ku pandemia e virusit korona ka pasur ndikim të fortë mbi dinamikën e ndërtimit të projekteve kapitale, por me punë të përkushtuar dhe menaxhim të mirë, nuk lejuam ata të ndalen. Ministria e Transportit dhe Lidhjeve edhe në kushte të kësaj krize shëndetësore, edhe më tej mbetet motor i ekonomisë vendore. projektet që i realizojmë, jo vetëm që nuk janë ngadalësuar, por në këto 100 ditë të Qeverisë së re, kanë marrë një intensitet edhe më të madh.", tha Bllagoj Boçvarski, ministri i Transportit dhe Lidhjeve.
 
Për vitin e ardhshëm paralajmëroi intensifikim të punëve ndërtimore për ndërtimin e rrugës së shpejtë Prilep-Gradsko, ndërsa informoi se kanë përfunduar edhe të gjitha projektet   e vonuara për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër.
 
“I përfunduam të gjitha projektet e reja që ishin vonuar gjatë ndërtimit në autostradën Kërçovë-Ohër. Madje 25 për qind e rrugës është projektuar. Tani kemi projekt të pastër, front për punë dhe dinamikë të përshpejtuar të punëve. Rreth 350 milionë euro deri tani janë investuar në këtë projekt.”, tha Boçvarski.
 
Bocvarski potencoi projektin për ndërtimin dhe rehabilitimin e rrugëve lokale me vlerë 70 milion euro. Këto ditë ne do të nënshkruajmë një kontratë me një kontraktor dhe do të fillojmë me rindërtimin e 27 rrugëve në 13 komuna dhe mbi 20 projekte për ndërtimin dhe rindërtimin e kanalizimeve dhe rrjetit të furnizimit me ujë, tha ai. Gjithashtu përmendi edhe ndërtimin e 576 apartamente sociale, projekt që do të shtrihet edhe në 2 komuna te tjera.
 
SEDAT SELIMI