Maqedoni

Kumanovë: Rrëmujë para bankave, nuk respektohen masat

23.12.2020 18:09

Edhe përkundër rekomandimeve për mbajtje të distancës në radhët e krijuara para bankave në Kumanovë...

Edhe përkundër rekomandimeve për mbajtje të distancës në radhët e krijuara  para bankave në Kumanovë, nga regjistrimi i objektivit të kamerës sonë qartë shihet të njejtat nuk respektohen.
 
Kjo nga fakti se qytetarët ankohen se presin me orë të tëra nga disa ditë dhe prap nuk mund të kryejnë punë. Rrwmujat e këtilla gjithsesi janë rrezik potencial për përhapjen e virusit korona. 
 
“Kam qenë edhe në mëngjes radhët ishin të gjata, u ktheva, tash erdha prap mirëpo edhe ju po e shihni se sa ka që presin. Jam duke prit për ti marr të hollat si ndihma financiare, faleminderit atyre, por këtu është shumë keq. Dje prita pothuaj se gjatë tërë ditës nuk munda të duroj dhe shkova, e tash përsëri do priti, do të duroj”, tha mes tjerash një qytetar.
 
“Isha njëher në mëngjes, tash përsëri erdha duke menduar se do të hiqet tollovia, por përsëri qenka njejtë, gjatë mëngjesit prita 1 orë port ash do priti deri në fund duhet patjetër të marr të holla”, tha mes tjerash një qytetar.
 
“Kjo është katastrofë, dita e tretë që po vij te banka por nuk mund të vij në rradhë për të hyr brenda nuk e di se si do mundemi të kryjmë punë. Kemi të holla në xhirollogari presim ti marrim por kursesi ti tërheqim ato”, tha një qytetare.
 
Ditëve të fundit në rajonin e Kumanovës vazhdimisht numri i të shëruarve është më i lartë përball numrit të të infektuarve. Aktualisht në Kumanovë raste aktive janë 565.
 
FATLUM AQIFI