Maqedoni

Konfiskohen mbi 13 mijë copa mjete piroteknike në Bit Pazar të Shkupit

23.12.2020 19:38

Sot rreth orës 13:00 në Bit Pazar të Shkupit zyrtarët policorë të SPB Shkup...

Sot rreth orës 13:00 në Bit Pazar të Shkupit zyrtarët policorë të SPB Shkup arrestuar I.K nga Studeniçani.
 
Siç njoftojnë nga policia, ati i janë gjetur 13.525 mjete piroteknike.
 
Nga MPB thonë se kundër tij do të parashtrohet kallëzim penal.
 
Ndryshe, policia e Maqedonisë ka rritur aktivitetet për zbulimin e shitësve të mjeteve piroteknike gjatë festave të fundvitit.