Maqedoni

Parashikimi i motit

24.12.2020 09:02

Moti në mëngjes në vend do të jetë me mjegull dhe me vranësira të ulëta...

Moti në mëngjes në vend do të jetë me mjegull dhe me vranësira të ulëta, ndërsa gjatë ditës me diell dhe vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugperëndimor.
 
Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 7 deri më 15 gradë Celsiusë.
 
Në Shkup dhe rrethinë do të mbaj mot i ngjashëm, paradite me mjegull, gjatë ditës me vranësira. Temperatura maksimale do të arrij deri 9 gradë Celsiusë.
 
Gjatë ditëve të ardhshme meteorologët parashikojnë reshje të shiut dhe borës në vendet më të larta malore, si dhe temperatura maksimale deri në 9 gradë celcius.