Maqedoni

Festat e Kërshëndellave, besimtarët katolikë festojnë sot Buzmin

24.12.2020 09:16

Besimtarët katolikë dhe një pjesë e të krishterëve ortodoksë të cilët kohën e llogarisin sipas Kalendarit gregorian...

Besimtarët katolikë dhe një pjesë e të krishterëve ortodoksë të cilët kohën e llogarisin sipas Kalendarit gregorian, sot e festojnë Buzmin, në prag të Krishtlindjeve, lindjen e Jezu Krishtit.
 
Në vend, festimi qendror me rastin e festës do të mbahet sot në orën 18:00 në Kishën katolike “Zemra e Jezusit” në Shkup. Liturgjinë e shenjtë do ta kryesojë peshkopi i Shkupit, Kiro Stojanov. Nga Peshkopia e Shkupit informuan se në liturgjinë në kishë do të lejohet  prania e një numri të vogël  të besimtarëve në raport me vitet e kaluara në pajtim  me protokollet për mbrojtje nga Kovid-19.
 
Gjithashtu, siç cekën, para kishës do të vendoset zërimi, ndërkaq do të ketë edhe video bim.Krishtlindjet nesër i festojnë edhe Kishat ortodokse greke, bullgare, rumune, ukrainase dhe gjeorgjiane, të cilat e pranuan Kalendarin gregorian.