Maqedoni
Rruga integruese e RMV-së drejt BE-së, Cakaj: Shqiptarët në RMV, kontribues të mëdhenj
24.12.2020 09:46
Faktori politik shqiptar ka luajtur një rol thelbësor në ruajtjen e drejtimit euro-atlantik të Maqedonisë së Veriut...

Faktori politik shqiptar ka luajtur një rol thelbësor në ruajtjen e drejtimit euro-atlantik të Maqedonisë së Veriut, ka deklaruar në një intervistë për gazetën KOHA, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj.
“Faktori politik shqiptar në Maqedoni ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, jo vetëm për çeljen e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian, por edhe në vetë anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Faktori shqiptar është faktor themelor për tre marrëveshje të rëndësisë së patjetërsueshme për proceset euro-atlantike të Maqedonisë së Veriut", thekson shefi i diplomacisë shqiptare, Gent Cakaj.
Sipas tij, pavarësisht dallimeve të brendshme partiake, faktori politik shqiptar ka pasur rol kyç në proceset demokratizuese dhe kontribut të hatashëm në orientimet gjeostrategjike të Maqedonisë së Veriut, si një faktor konstruktiv shtet-formues, ata meritojnë një vlerësim të jashtëzakonshëm. Cakaj ka folur edhe për atë nëse është Maqedonia pengesë për Shqipërinë në rrugëtimin euroatlantik, aktualitetin politik në Kosovë dhe liberalizimin e vizave, si dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës. Ai po ashtu ka dhënë edhe vlerësimin e tij për bashkimin e shqiptarëve nën ombrellën e BE-së.
