Kulturë

Përfaqëson shqipërinë në Eurovisionin 2021, Anxhela Peristeri fituese në Festivalin e Këngës

24.12.2020 11:13

Anxhela Peristeri është shpallur fituese e Festivalit të 59-të të Këngës...

Anxhela Peristeri është shpallur fituese e Festivalit të 59-të të Këngës.
 
Siç e do tradita, këngëtarja tashmë do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision me këngën “Karma” me tekst të Olti Currit, dhe muzikë të Kledi Bahitit. Ndërsa vendin e dytë në këtë kompeticion të këngës e fitoi Festina Mejzini me këngën “Kush je ti dashuri”.Vendin e tretë e fitoi Sardi Struga me këngën “Kam me t’ba me kajt”.