Maqedoni

Tetë vjet nga “E hëna e zezë”

24.12.2020 11:24

Sot bëhen tetë vjet nga “E hëna e zezë” në Kuvend, ditës kur sigurimi i kuvendit tërhoqi zvarrë dhe i nxori jashtë deputetët.....

Sot bëhen tetë vjet nga “E hëna e zezë” në Kuvend, ditës kur sigurimi i kuvendit tërhoqi zvarrë dhe i nxori jashtë deputetët dhe gazetarët nga seanca plenare e 24 dhjetorit të vitit 2012, kur miratohej buxheti i vitit 2013. Në Kuvend kishte përplasjet e ashpra për buxhetin e atij viti, pasi maxhoranca tentoi të miratojë një buxhet me harxhime të mëdha për projektin “Shkupi 2014”, të cilin opozita e cilësoi si jozhvillimor dhe u mundua ta ndalojë përmes Amendamenteve të cilat u refuzuan. Sjellja e Buxhetit, u ndoq me  tensione mes pushtetit dhe opozitës. Atmosfera në seancë kulmoi, kur deputetët opozitarë rrethuan kryetarin e Kuvendit, i cili i dha urdhër sigurimit të Kuvendit që ta sigurojë rendin në shtëpinë legjislative. Duke e ndjekur urdhrin, sigurimi i Sallës së Kuvendit largoi nga salla deputetët opozitarë dhe gazetarët që ndiqnin debatin nga galeria, për të mos u lejuar të dokuentojnë atë që ndodhi brenda, me arsyetimin se po mendonin për sigurinë e tyre. 
 
Policët që përdoprën forcën, u shpërblyen madje me 12.000 denarë nga ish ministrja e brendëshme, Gordana Jankullovska.  
 
Shoqata e Gazetarëve fillimisht dorëzoi kërkesë për mbrojtje të të drejtave të gazetarëve,  deri te Gjykata Kushtetuese megjithatë ajo e refuzoi kërkesën e tyre me arsyetimin se largimi i gazetarëve ka pasur si qëllim t’i mbrojë ata. Më pas, gazetarët, Naser Selmani, Natasha Stojanovska, Frosina Fakova, Snezhana Lupevska, Biljana Bogdanovska dhe Toni Angellovski, u ankuan në Gjykatën Europianë për të Drejtat e Njeriut (GJEDN) e cila solli vendim se  është bërë shkelja e nenieve 10 dhe 6 nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Edhe Komisioni Anketues i formuar për të hetuar këto ngjarje, konfirmoi se më 24 dhjetor 2012, është shkelur Kushtetuta.