Maqedoni
Osmani me raport para deputetëve për politikën e jashtme
24.12.2020 11:47
Raporti i ministrit të Punëve të Jashtme Bujar Osmani për realizimin e politikës së jashtme...

Raporti i ministrit të Punëve të Jashtme Bujar Osmani për realizimin e politikës së jashtme dhe qëndrimi ndërkombëtar i Republikës së Maqedonisë të Veriut është në rendin e ditës të seancës së sotme të Komisionit kuvendor për politikë të jashtme.
Ndër të tjera, ministri Osmani pritet të fokusohet në aktivitetet e diplomacisë së Maqedonisë pas vetos nga Bullgaria për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare të vendit me Bashkimin Evropian.
