Botë

Pfizer tjetër marrëveshje me SHBA për 100 milionë doza

24.12.2020 12:43

Kompania “ Pfizer & Biontech “, ka arritur një tjetër marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës...

Kompania “Pfizer & Biontech“, ka arritur një tjetër marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për sigurimin e 100 milionë dozave të tjera të vaksinës antiCovid.
 
Sipas autoriteteve amerikane, tashmë akordi është nënshkruar dhe të gjitha vaksinat duhet të dorëzohen brenda muajit korrik.
 
Në marrëveshjen 2 miliardë dollarëshe parashikohet që kompanitë të dorëzojnë të paktën 70 milionë doza deri më 30 qershor, ndërsa pjesën tjetër jo më vonë se korriku. Gjithashtu, ekziston një klauzolë nga e cila qeveria amerikane ka të drejtën për të blerë dhe 400 milionë doza të tjera të vaksinës.
 
Vaksina e firmës Pfizer ishte e para që mori autorizimin për përdorim urgjent nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave.