Maqedoni

“Dita ndërkombëtare e diabetit”

14.11.2014 16:57

Shoqata e Fëmijëve me Diabet, me rastin e “Ditës botërore të diabetit” kanë kërkuar sot nga kompetentët që gjilpërat...

Shoqata e Fëmijëve me Diabet, me rastin e “Ditës botërore të diabetit” kanë kërkuar sot nga kompetentët që gjilpërat, të cilat shfrytëzohen për injeksione tek foshnjat dhe fëmijët me diabet, të jenë në listën pozitive. 
 
Kjo shoqatë, përmes një komunikate njofton se një person me diabet për t’u shëruar mesatarisht harxhon rreth 1200 denarë në muaj.
 
Gjilpërat për të rriturit përdoren për shërbime edhe tek fëmijët me diabet. Ky asociacion është kundër përdorimit të gjilpërave me dimensionet për të rritur edhe për fëmijët, sepse lëkura dhe vetë përbërja e shtresave ndërlëkurore janë të ndryshme tek një i rritur dhe një fëmijë.
 
Madje, ata kërkojnë që edhe në vendit tonë të praktikohet mënyra e njëjtë e matjes së sheqerit në organizëm, ashtu siç ndodh në vendet e perëndimit, që do të thotë se aparatet matëse të sheqerit në gjak në shtetet evropiane janë në listën pozitive. 
 
Sipas të dhënave zyrtare, në Maqedoni ka gjithsej 200 mijë të sëmurë nga sëmundja e diabetit, apo sëmundja e sheqerit në gjak siç njihet ndër popull edhe atë pjesa më e madhe e të sëmurëve janë me diabet 1 dhe 2.
 
Nga gjithsej sa janë të sëmurë nga kjo sëmundje, rreth 43 mijë persona janë me insulinë, ndërkohë që në Klinikën Fëmijëve në nivel vjetor regjistrohen afro 30 fëmijë të tipit diabet 1, i varur nga insulina.