Botë
Itali, ulet numri i të shtruarve në spitale
24.12.2020 13:46
Italia raportoi 14.500 raste të reja dhe 553 viktima si pasojë e pandemisë së virusit korona në 24 orët e fundit....

Italia raportoi 14.500 raste të reja dhe 553 viktima si pasojë e pandemisë së virusit korona në 24 orët e fundit, një trend ky që vijon të shënojë shenja përmirësimi, ndonëse me hapa mikroskopikë.
Lajmi i mirë që vjen nga vendi i cili konsiderohet si ndër të parët që u godit më rëndë nga pandemia, është se vijon të ulet numri i pacientëve të shtruar në terapitë intensive dhe repartet e tjera të spitaleve.
Rajoni me më shumë raste ditore vijon të jetë ai i Venetos.
