Administrata Publike, Shaqiri: Administratë profesionale dhe të riorganizuar
Një administratë më profesionale me riorganizimin dhe zvogëlimin e numrit të të punësuarve....

Një administratë më profesionale me riorganizimin dhe zvogëlimin e numrit të të punësuarve, paralajmëroi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri.
Në raportin e tij mbi 100 ditët e para të punës në digasterin që ai drejton pas zgjedhjes së Qeverisë së re, Shaqiri prezantoi ndryshimet e vazhdueshme në ligjet për nëpunësit administrativ, punonjësit e sektorit publik dhe shërbimin e lartë udhëheqës, teksa sqaroi se ato do të harmonizohen.
“Po bëhet ndryshimi i Ligjit për Nëpunës Administrativ, Ligjit për të Punësuarit në Sektorin Publik dhe Ligjit për Funksione të Larta Drejtuese. Këto tre ligje janë të harmonizuara. Harmonizimi është bërë në atë formë që të gjitha grupet e punës po shqyrtojnë në mënyrë më të zgjeruar me të gjitha palët të cilat kanë pasur që në respektimin e procedurave administrative sa i takon akteve të sistematizimit, sa i takon planeve vjetore, sa i takon riorganizimit, mobilitetit, ndryshimit, transferimit dhe këto ligje do të jenë periudha kohore që nga fillimi i aplikimit, fillimi i vitit 2015, po me ndryshimet e reja do të bëjnë në administratë më profesionale më afër qytetarëve.”,- tha ministri i shoqërisë informatike, Jeton Shaqiri.
Modeli i riorganizimit të institucioneve nuk do të jetë jo në kurrizë të të punësuarve, premtoi ministri Shaqiri.
“Sa i takon pjesës për shkurtimin e administratës është pjesë e ligjeve për nëpunës administrativ dhe të punësuar në sektorin publik. Këto ligje do të jenë në fazën, jemi brenda kohës edhe me projektin e riorganizimit të organeve shtetërore i cili projekt është në fazë të dorëzimit të raportit për analiza nëpërmjet ministrive, por ky projekt do të vazhdojë në periudhën e ardhshme dyvjeçare.”,- u shpreh ministri i shoqërisë informatike, Jeton Shaqiri.
Lidhur me administratorët të cilët akoma nuk janë shpërndarë nëpër vendet e tyre të punës, Shaqiri tha se bëhet fjalë për një proces të rëndësishëm dhe se beson që të gjithë do të sistemohen në një mënyrë të përshtatshme dhe se nuk do të ketë njeri që nuk do ta pranojë punën e ofruar. (Naim Ramadani, TVM2)
