Maqedoni

Covid-19, ulet numri i të vdekurve dhe të infektuarve

24.12.2020 16:38

Ditëve të fundit ka shënuar rënie numri i personave të prekur dhe të vdekur nga Kovid-19...

Ditëve të fundit ka shënuar rënie numri i personave të prekur dhe të vdekur nga Kovid-19, ndërsa është ulur edhe numri i kontrolleve në ambulanca nga pacientë me Kovid-19, kanë bërë të ditur autoritetet shëndetësore. Numri i rasteve aktive me Kovid-19 në vend aktualisht arrin në mbi 20 mijë persona nga 22 mijë sa ishte dit më parë. Njëherit krahas premtimeve për donacion nga Bullgaria dhe Greqia, autoritetet thonë se po angazhohen edhe për furnizim të drejtpërdrejtë të vaksinës kundër Kovid-19. 

 
VMRO-DPMNE: Ministria e Shëndetësisë kur do t’i sjellë vaksinat? 
 
Ndërkohë, nga VMRO-DMNE kërkojnë nga ministri i shëndetësisë që të japë përgjigje të qarta se kur do të arrijë vaksina anti-Kovid në vend. 
 
“Meqenëse ky është një segment kyç në parandalimin e sëmundjes, Filipçe është i detyruar të kujdeset për vaksinën. Filipçe ishte i detyruar që dje të dijë dhe të  informojë publikun se ku dhe sa doza të vaksinave do të ketë, natyrisht dhe kur të mbërrijnë.”,- deklaroi Marija Andonovka nga VMRO-DPMNE.
 
LSDM: Vaksinat do të arrijnë në muajt e parë të 2021
 
Vaksinat priten në muajt e parë të vitit 2021, thonë nga LSDM.
 
“Kanë filluar bisedime për furnizim nga kompanitë që i prodhojnë vaksinat. Është paraparë mekanizëm i tretë nëpërmjet BE-së e cila është në procedurë për furnizim me 200 milion vaksina për vendet anëtare si deh 100 milion shtesë për vendet që janë jashtë BE-së. Qeveria e udhëhequr nga LSDM ka aplikuar për 800 mijë doza nga këto 100 milion.”,- theksoi Emilija Rambabova nga LSDM.
 
Njëhrit nga LSDM theksojnë se kanë filluar edhe përgatitjet për imunizim, po bëhet furnizimi me frigorifer adekuat për çdo lloj vaksine dhe për të gjitha temperaturat. Po ashtu nga LSDM vlerësojnë se është mirë që edhe vendet fqinje na dalin në ndihmë me sigurimin e vaksinave.
 
REJHANE BUSHI METAJ