Keqpërdorimi i ndihmës nga kompanitë, DAP: U janë bllokuar llogaritë
Kompanitë tek të cilat është vërtetuar se kanë keqpërdorur mjetet buxhetore....

Kompanitë tek të cilat është vërtetuar se kanë keqpërdorur mjetet buxhetore dhe nuk ua kanë paguar punëtorëve pagat, është kryer pagesë me detyrim, gjegjësisht u janë bllokuar llogaritë dhe u janë marrë paratë.
Këtë e njoftoi drejtoresha e këtij institucioni, Sanja Llukarevska, e cila tha se veprimet nga ana e DAP-it janë duke u zhvilluar edhe më tej në terren në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror për Punë.
Për muajin nëntor, Llukarevska njoftoi se janë dorëzuar 13,851 kërkesa për 13,090 kompani që kanë marrë ndihmë.
“Kemi vepruar në koordinim, ekipet nga DAP dhe Inspektoratin e punës, secila për përgjegjësitë e saj për ato obligues që kanë të papaguar, dy, respektivisht 3 paga. Te ndërmarrje të caktuara janë lëshuar paralajmërime dhe pas një periudhe të caktuar të paralajmërimeve, kryhet pagesa e detyruar. Në disa vende pagesa e detyruar tashmë ka përfunduar, përkatësisht ato mjete janë bllokuar dhe konfiskuar, ndërsa në disa vende ne jemi akoma në fazën e zbatimit të veprimeve për pagesë të detyruar. Për nëntor, janë dorëzuar 13,851 kërkesa për 13,090 kompani që kanë marrë ndihmë, ndërsa kjo i referohet 65,537 punonjësve. Ne po e bëjmë analizën në pjesën e kësaj rroge nëntori nëse është paguar ndihma shtetërore dhe do të dalim me informacione për një kohë shumë të shkurtër.”,- deklaroi drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike, Sanja Lukarevska.
Lukarevska gjithashtu njoftoi se pensionisti më i pasur në Maqedoninë e Veriut jeton në Shtip me pension prej 11.000 eurove. Një qytetar i Manastirit ka realizuar të ardhura më të mëdha në bazë të fletëparaqitjes tatimore vjetore, derisa një shkupjane ka realizuar të ardhura më të mëdha në bazë të lojërave të fatit, apo 471.000 euro. (Zekirja Mexhiti, TVM2)
