Rama: Linjë interkonjuksioni me RMV-në

24.12.2020 18:22

Pas nisjes së punës për linjën e interkonjeksionit me Kosovës....

Pas nisjes së punës për linjën e interkonjeksionit me Kosovës, kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se një linjë e tillë do të nisë shumë shpejt edhe me Maqedoninë e Veriut.

"Më lejoni të sjell në vëmendje se aktualisht jemi në kantier për projektin e linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Maqedoni e Veriut, dhe sapo kemi vënë në punë linjën Shqipëri-Kosovë, një projekt i konsideruar me të drejtë historik nga paraardhësi im, por i kthyer në një histori sa të dhimbshme aq edhe qesharake për vite të tëra të qeverisjes së mëparshme dhe më pas i bllokuar për disa vite nga vetoja e Serbisë, që e hoqi po shengeni rajonal. Nga ana tjetër besoj se ky zhvillim kaq i rëndësishme mes dy shteteve tona dhe nga ana tjetër dhe projekti i linjës me Maqedoninë janë pjesë e një tërësie ndryshimesh të mëdha që po ndodhin përfshirë këtu edhe kushtet për themelimin e bursës shqiptare të energjisë që nisi me ndryshimet ligjore të 2018 dhe pastaj me nënshkrimin e marrëveshjes mes operatorit shqiptarë dhe atij të Kosovës të shpërndarjes duke sjellë një etape të re në sektorin e energjisë.”,- tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Sipas tij, po shihet mundësia edhe për zgjerimin e tregut me Italinë dhe Malin e Zi. (Luljeta Ndoka, TVM2)