“Covid 19”, 21 të vdekur dhe 592 të infektuar

24.12.2020 18:55

21 të vdekur dhe 592 raste pozitive....

21 të vdekur dhe 592 raste pozitive, është bilanci i virusit korona në 24 orët e fundit në vend.

Në 24 orët e fundit nga 2206 teste të kryera, janë regjistruar 592 raste pozitive. Poashtu instituti i Shëndetit publik ka njoftuar edhe për 691 të shëruar.

Sa u përekt 21 të vdekurve,  6 janë nga Shkupi, 2 nga Kumanova, 2 nag Tetova, 2 nga Manastiri, 3 nga Prilepi, 1 nga SHtipi, 1 nga Ohri, 1 nga Struga, 1 nga Strumica, 1 nga Berova  dhe 1 nga Vallandova.

Deri tani numri i të infektuarve arrinë në 80.407,  prej të cilëve 57.434 janë shëruar, 2.375 kanë vdekur, ndërsa 20.598 janë raste aktive.

Numri i pacientëve në trajtim spitalorë në kovid qendrat aktualisht arrinë në 1.072 persona. 459 persona të dyshuar ose të konfirmuar për COVID-19 po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive në kryeqytet, ndërsa  613 perej të cilëve në pjesën tjetër të vendit.