Qeveria: Shtatzënat lirohen nga puna me prezencë fizike, pensionet më 28 dhjetor
Gratë shtatzëna lirohen nga puna me prezencë fizike...

Gratë shtatzëna lirohen nga puna me prezencë fizike deri në përfundim të pandemisë. Qeveria, me anë të një komunikate, ka përkujtuar se gratë shtatzëna lirohen nga puna dhe obligimet tjera me prezencë fizike në vendin e punës, deri në përfundim të pandemisë të shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
“Këtë informatë e publikojmë pas interesit të shprehur rreth obligimit për punë dhe obligimeve për punë me prezencë fizike në vendin e punës të grave shtatzëna, pas 31 dhjetorit të viti 2020. Vendimi qeveritar është miratuar në seancën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të mbajtur më 03.11.2020, me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Infektive”,- thuhet në njoftimin e Qeverisë. Po ashtu Qeveria u ka rekomanduar bankave që pensionet e këtij muaji të ndahen duke filluar nga 28 dhjetori.
