Kultivuesit e duhanit, arritën marrëveshje me kryeministrin

24.12.2020 19:31

Plot tri orë ka zgjatur takimi në mes kryeministri, Zoran Zaev....

Plot tri orë ka zgjatur takimi në mes kryeministri, Zoran Zaev, dhe Këshilli Iniciues të protestuesve të prodhuesve të duhanit që u mbajt në Qeveri.

Sipas duhan-prodhuesit, pas takimit u ndanë të kënaqur dhe u shprehën se paraprakisht është arritur një marrëveshje e cila është një bazë e mirë për zgjidhjen e problemit me grumbullimin e duhanit.

Sipas duhan-prodhuesve, ky këshill iniciues do të marrë pjesë me anëtarë të tyre në Komisionin e shkallës së dytë për vlerësimin e duhanit, por është arritur pajtueshmëri që klasi i katër i duhanit të largohet në tërësi.

“Siç e patë edhe ju, rreth 3 orë kemi pasur takim të lodhshëm dhe mendoj se me kryeministrin kemi arritur deri tek një zgjidhje, e cila mund të jetë bazë e mirë për vlerësimin më të mirë të duhanit. Por, nuk duhet të dalim nga ky takim edhe shumë të kënaqur, por ideja është që në ditët në vazhdim të tejkalohen këto dallime, por ne jemi prapë shumë optimistë se çmimin blerës të duhanit ta shtymë diku deri më 180 apo 190 denarë për kilogram. Po ashtu kemi rënë dakord që blerja e duhanit të vazhdojë.”,- deklaroi Vasko Josifovski nga Këshilli Protestues.

Prodhuesit e duhanit po ashtu pohuan se është rënë dakord që takimi i radhës të jetë pas festave të fundvitit, por vetëm nëse ka nevojë apo nuk shkon diçka rreth asaj mbi të cilën janë marrë vesh. (Fitim Kryeziu, TVM2)