Selimi: Serbia kreu terrorizëm shtetëror në Kosovë
24.12.2020 19:40
Në Ministrinë e Drejtësisë në Kosovë është hapur ekspozita...

Në Ministrinë e Drejtësisë në Kosovë është hapur ekspozita më fotografi që dokumentojnë krimet e luftës në Kosovë të fotoreporterit, Alban Bujari.
Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, me këtë rast ka vlerësuar se kjo ekspozitë tregon krimet dhe terrorizmin shtetëror që Serbia e ka bërë në Kosovë.
Nagavci: Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë
Ndërsa nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, tha se këto fotografi dëshmojnë se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, ndërsa institucionet e Kosovës duhet të bëjnë më shumë për fatin e të pagjeturve.
