Shqipëri, 8 të vdekur e 510 të infektuar

24.12.2020 20:08

Në Shqipëri, në 24 orët e fundit nga virusi Korona...

Në Shqipëri, në 24 orët e fundit nga virusi Korona kanë humbur jetën 8 persona, ndërsa janë regjistruar edhe 510 raste të reja. Nga 2198 testime, kanë rezultuar pozitivë 510 qytetarë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 477 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 30276 që nga fillimi i epidemisë. Numri i të shtruarve në 4 spitalet COVID është 346 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 13 pacientë janë të intubuar.

Njëherit, në Shqipëri ka hyrë në fuqi ndalesa për qarkullim nga ora 20:30 deri në orën 6 të mëngjesit, që do të jetë në fuqi nga 24 dhjetor deri më datën 4 janar.

Kosovë, 6 të vdekur e 309 të infektuar

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë testuar gjithsej 1.287 persona, prej të cilëve kanë rezultuar 309 raste pozitive. Po ashtu janë raportuar 6 raste të vdekjes dhe 546 të shëruar.