Maqedoni

Parashikimi i motit

25.12.2020 09:02

Moti në vend do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli...

Moti në vend do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli, nëpër lugina paradite me paraqitje të mjegullës. Në pjesët perëndimore do të jetë vranët, pasdite dhe gjatë natës me shi të përkohshëm. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. 
 
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus 2 deri në 3, ndërsa ajo e ditës prej 7 deri 15 gradë.
 
Në Shkup dhe rrethinë paradite me mjegull, gjatë ditës me diell dhe vranësira mesatare. Temperatura maksimale do të arrij deri ën 9 gradë Celsiusë.
 
Gjatë fundjavës, pritet të ketë reshje të shiut, ndërsa në vendet më të larta reshje të borës.