Maqedoni

Shkupi përpilon masa për uljen e ndotjes

14.11.2014 17:18

Trupi koordinues i Qytetit të Shkupit, në seancën e sotme ka diskutuar për pikat e rendit të ditës, ku sipas kryetari të qytetit të Shkupit...

Trupi koordinues i Qytetit të Shkupit, në seancën e sotme ka diskutuar për pikat e rendit të ditës, ku sipas kryetari të qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, theks i veçantë është vendosur në masat kundër ndotjes së ajrit dhe kontrollin e kanalizimeve fekale dhe atmosferike.
 
“Diskutuam për masat kundër ndotjes së ajrit, të cilat janë nën kompetenca të komunave të qytetit të Shkupit dhe sot deri rreth orës 16, secila komunë duhet të dorëzojë se sa dënime ka shqiptuar për ata firma, kompani dhe persona fizik, të cilët me automjete të papastra qarkullojnë nëpër qytetin e Shkupit, ose me automjete të pambuluara, në qoftë se bartin dhe ose rërë dhe që nuk e kanë mbuluar atë me mbulesë, me të cilët pamundësohet pluhuri të shpërndahet në ajër. Po ashtu komunat duhet të bëjnë kontrolle te të gjitha instalimet dhe objektet, të cilat janë në kompetenca të tyre dhe ato janë restorantet, serviset, ushqimoret e ndryshme, e të ngjashme dhe vendosi të shpall tenderë për të angazhuar firmë që të bëjë matjen e shkallës së ndotjes së ajrit që e bëjnë këto objekte. Qyteti i Shkupit punon intensivisht pas përmbytjeve të para të mëdha që u shkaktuan këtë vit pas një periudhe 20-30 vitesh. Janë identifikuar rreth 10 pika kritike në të cilat u paraqitën këto përmbytje, para së gjithash janë mbikalimet dhe nënkalimet dhe në të gjitha këto bëhen punime ndërtimore intensive nga ana e NP-së dhe nga ana e Qytetit të Shkupit”- deklaroi kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.
 
Trajanovski ka shtuar se deri në fund të vitit mbeten të përfundohen edhe disa nga punimet të cilat janë në vijim në disa nga vendet që shkaktoheshin përmbytje ose grumbullim i ujit. Ai ka shtuar se me anëtarët e trupit koordinues kanë biseduar për mbjelljen e fidanëve të rinj, në “Ditën e drurit”, numri i të cilave do të jetë rreth 2000, ku gjysma e tyre do të sigurohet nga Qyteti i Shkupit.
 
MEFAIL ISMAILI