Maqedoni
27 prilli, dëshmon lideri i VMRO-DPMNE-së, Mickovski
25.12.2020 11:21
Në Gjykatën penale ka filluar seanca për ngjarjet e 27 prillit....

Në Gjykatën penale ka filluar seanca për ngjarjet e 27 prillit. Në seance sot dëshmon lideri I opozitës maqedonase Hristijan Mickovski.
Ai është i propozuar si dëshmitar nga pala mbrojtëse. Përveç Mickovskit, sot pritet të dëshmojnë edhe përfaqësues të tjerë të VMRO-DPMNE-së, të propozuar po ashtu nga pala mbrojtëse. Dëshmia e Mickovskit ishte paraparë të bëhet edhe në dy seancat paraprake por I njejti nuk ka qenë I pranishëm për arsye të obligimeve ditore.
Të akuzuar në rastin e 27 prillit, janë ish kreu i Kuvendit Trajko Cveljanovski, ish ministrat Mile Jnakievski dhe Spiro Ristovski, dhe ish drejtori I drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim Vlladimir Atanasovski. Vepra për të cilën akuzohen është rrezikim terrorist I rregullimit Kushtetues dhe sigurisë.
