Maqedoni

Kuvend, vazhdojnë punimet në seancë plenare

25.12.2020 11:37

Kuvendi mbrëmë në atmosferë të tensionuar para mesnatës e ndaloi seancën e 19-të....

Kuvendi mbrëmë në atmosferë të tensionuar para mesnatës e ndaloi seancën e 19-të, ku kryetari Talat Xhaferi caktoi vazhdim të seancës për diten e sotme.
 
Në orët e mbrëmjes atmosfera në punimet e seancës plenare filloi të tensionohet, ku kreu i kuvendit Talat Xhaferi Seancën e ndaloi me kërkesë të opozitës, e cila në debatin pas orës 18:00 regoi se po vazhdohet me punë pa asnjë njoftim, sa I përket vendimit për blerjen e gazit nga kompania e Makpetrol-it.
 
Deputetët duhet të vazhdojnë debatin për ndryshimet e ligjit për organizata për invalidë, ku të paraqitur për fjalë janë edhe 13 deputetë.
 
Pasi të përfundojnë të gjitha pikat e rendit të ditës të seancës së 19të, kryetari i Kuvendit do të vazhdojë me pikët tjera të seancës së 20, dhe eventualisht të vazhdohet edhe me dy seanca tjera pasi siç tha Xhaferi, ka shumë pika të rëndësishme për qytetarët.