Botë

Rikthehen trazirat në SHBA, policia vret një tjetër afro-amerikan

25.12.2020 11:50

Shpërthen sërish zemërimi në SHBA pas vrasjes së një tjetër afro-amerikani nga forcat e policisë....

Shpërthen sërish zemërimi në SHBA pas vrasjes së një tjetër afro-amerikani nga forcat e policisë.
 
Ngjarja është raportuar në Ohio, ku forcat e policisë kanë vrarë një 47-vjeçar pranë shtëpisë së tij, i cili nuk ishte i armatosur.
 
Sipas të dhënave paraparake, policia kishte marrë një telefonatë për shqetësime në zonë pa specifikuar detaje të mëtejshme.
 
Ngjarja është filmuar nga një telekamera, ku shfaqet 47-vjeçari Andre Maurice Hill teksa bisedon me efektivët dhe në dorë ka telefonin e tij, i cili u qëllua pa paralajmërim.