Maqedoni

Gjykimi "Organizatorët e 27 prilli-it" Mickovski: Protestat u vetorganizuan

25.12.2020 13:28

Gjykimi për Organizatorët e 27 prillit në Kuvend ka vazhduar me dëshminë e liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski...

Gjykimi për Organizatorët e 27 prillit në Kuvend ka vazhduar me dëshminë e liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski. Ai tha se protestat e 27 prillit të vitit 2017 ne Kuvend u vetorganizuan dhe se nuk u organizuan nga VMRO-DPMNE edhe pse tha që në një pjesë të protestave edhe ai ka marrë pjesë. Tha se benefitet e ngjarjes së 27 prillit I takojnë LSDM-së e cila erdhi në pushtet. Sipas tij protestoheshte për shkak të politikave të gabuara dhe sjelleve devijante të sturkturave politike që pretendonin Qeverinë. Vlerson se ky process gjyqësor është i montuar.

 
"As Komiteti ekzekutiv e as cili do antarë i VMR-DPMNE-së nuk është pjesë e organizimit të protestës e cila është vetorganizuar nga populli në atë periudhë. Është e qartë se bëhët fjalë për për proces të montuar politik që ka për qëllim të vetëm, të shkaktojë dëm VMRO-DPMNE-së. Proces politik që ka për qëllim të ushtrojë terror politik mbi aktivistët dhe antarët e VMRO-DPMNE-së dhe proces politik nga i cili dikush  përfitoi e dikush seriozisht humbi.", tha Hristijan Mickovski, dëshmitarë.
 
Dëshmitar në sëancë ishte edhe ish zv Kryeministri Vlladimir Peshevski.Ai tha se vetë nuk ka marrë pjesë në protesta ndërsa se nuk ka njohuri nëse të akuzuarit kanë qenë të përfshirë. Të akuzuar në këtë process janë Ish Kryetari I Kuvendit Trajko Veljanovski,ish ministrat Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski si dhe ish drejtori i DSK-së Vladimir Atanasovski. Ata ngarkohen për rrezikim terorit të rendit kushtetues dhe sigurisë.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI