Maqedoni
Fushë Topanë, përurohet parku “Muzafer Haruni”
25.12.2020 13:55
Është lëshuar në përdrim parku “Muzafer Haruni”, në Fushë Topanë të Çairit...

Është lëshuar në përdrim parku “Muzafer Haruni”, në Fushë Topanë të Çairit, ku janë ndërtuar tabela të ping-pongut dhe janë renovuar tabelat e basketbollit. Kryetari i komunës Visar Ganiu theksoi se terrene të ndryshme sportive do të ndërtohen kudo nëpër parqe të Çairit.
“Faza e parë e këtij projekti, këto tabela që janë për ping pong, të cilat ne i kemi planifikuar 30 të montohen nëpër parqe të ndryshme. Është vetëm faza e parë dhe në qoftë se ka nevojë dhe e shofim që është një atraktivitet, një risi, ne do të mundohemi që atë numër ta zmadhojmë në të ardhmen.”, tha Visar Ganiu, kryetar i komunës së Çairit
Familjarët dhe miqt e ish luftëtarët Muzafer Haruni – Capi u shprehen falenderues që figura e të ndjerit Haruni të përkujtohet me anë të këtij parku.
“Kjo pllakë dhe ky park që do të mban emrin e Capit, simbolizon veprimtarinë tonë të përbashkët që kemi, më shumë se 30 vite. Sfidat tona ishin të shumta. Misioni i Capit dhe shokëve të tij ishte për humanizëm.”, tha Naser Haruni, vëllau i Muzafer Harunit.
“Si ide është e qëlluar që kryetari i komunës bashkë me familjarët dhe shokët kanë vendosur shenjë përkujtimore këtu, jo vetëm për ta përkujtu Capin, por për të treguar se ne duhet gjithnjë të kontribojmë dhe luftojmë për të mirën e shoqërisë.”, tha Izet Mexhiti, deputet i BDI-së.
Nga komuna Çair theksuan se iniciativa për të vendosur parkut emrin e Muzafer Harunit vjen pasi që i njejti ka qenë edhe aktivist për mbrojtjen e mjedisit jetësor.
ERSAN PAJAZITI
