Maqedoni

Bashkëpunimi mes institucioneve dhe mediave: Ka përparim, por nevoitet transparencë më e madhe

25.12.2020 15:00

Bashkëpunimi mes mediave dhe institucioneve shtetërore viteve të fundit ka shënuar përparim...

Bashkëpunimi mes mediave dhe institucioneve shtetërore viteve të fundit ka shënuar përparim, por nevojitet transparencë edhe më e madhe me qëllim që bashkërisht të kontribojmë për shtet juridik dhe për të drejtat e qytetarëve. Darko Avramovski nga koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë” thekson nevojën për rritjen e komunikimit mes OjQ-ve, mediave dhe gazetarëve me prokurinë publike. 
 
“Nevojitet të hapërohet në drejtim të  përmirsimit të komunikimit dhe bashkëpunimit mes sektorit informues dhe prokurorisë publike e cila akoma funksionon si një institucion shumë i mbyllur, edhe pse në masë të caktuar kjo është e arsyeshme marrë parasysh natyrën e punës, pra procedurat e fshehta hetuese. Megjithatë  kjo nuk mund të interpretohet ashtu që  prokuroria  nuk mundet të jap asnjë informacion për rastet  që udhëheq, pa marrë parasysh nëse janë në fazë të hetimit apo porcedurës gjyqësore.”, tha Darko Avramovski nga koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë”
 
Edhe nga policia financiare dhe drejtoria doganore vlerësojnë bashkëpunimin e punës së tyre me mediat për çka thonë se informacionet që i marrin nga gazetarët ndihmojnë në kompletimin e punës së tyre.
 
“Bashkëpunimi mes drejtorisë kufitare me qytetarët, me mediat sipas meje është në nivel të lartë, por marrë parasysh se sa është e rëndësishme bashkëpunimi për informacionet që mund ti marrin nga mediat, ky bashkëpunim duhet të vazhdojë dhe të përforcohet edhe më tej.”, tha Liljana Zhivkoviq Davitkova nga Drejtoria Doganore.
 
“Për të realizuar këtë detyrë mediat, gazetarët dhe OJQ-të zbulojnë keqpërdorimin e pushtet dhe fuqisë së institucioneve, dhe në këtë mënyrë kontribojnë në përgjegjësinë e udhëheqjes dhe raportimit  të institucioneve, duke promovuar kështu interesin publik.”, tha Arafat Muharremi, drejtor i Policisë Financiare.
     
Edhe nga Komisioni për luftë kundër korrupsionit kanë fjalë të mira në raport me bashkëpunimin me sektorin civil.
 
“Platforma  e organizatës qyetare për luftën kundër korrupsionit ka dhënë kontribut të mirë dhe ka përkrahur Komisionit për Antikorrupsion në procesin e përgatitjes së strategjisë nacionlae në parandalimin e korrupsionit dhe kofliktit të interesit.”, tha Nuri Bajrami nga Komisioni për Antikorrupsion.
 
Këto komente u thanë në panel diskutimin: “Roli i mediave dhe krimi i orgamnizuar”.
 
NERMIN MULAKI