Maqedoni
Shkarkimi i Gjykatësve, Mariqiq: Fillim i mirë i prcesit të filtrimit
25.12.2020 12:12
Të gjithë gjykatësit apo prokurorët të cilët kanë vepruar në mënyrë joligjore apo kanë bërë shkelje...

Të gjithë gjykatësit apo prokurorët të cilët kanë vepruar në mënyrë joligjore apo kanë bërë shkelje të procedurës në mënyrë që qëllimisht i kanë anuluar gjykimet apo kanë vepruar në mënyrë joprofesionale, duhet të filtrohen nga sistemi gjyqësor, porositi Ministri i drejtësisë Bojan Mariqiq. Ai njëherit përshëndeti vendimin e Këshillit gjyqësor për shkarkimin e dy gjykatësve nga gjykata themelore në Ohër përshkak të joprofesionalizmit në punë. Mariqiq vlersoi se ky është një fillim i mirë i procesit të filtrimit në sistemin e jursiprodencës.
"E përshëndes çdo vendim të Këshillit gjyqësor që ka për qëllim të përmirsojë efikazittin dhe ligjshmërinë gjatë veprimit të gjykatësve. Pa komentuar rastin konkret dua të them se nëse gjykatësja e shkakrkuar mendon se është në mënyrë të padrejtë e shkakrkuar ka mekanizma se si mund të ankohet ndërsa institucionet do ta thonë mendimin e tyre. Mendoj se Këshilli, veçanërisht sipas standarteve të reja nga viti 2019, ka kritere të qarta dhe jam i sigurtë se në mënyrë adekuate i kanë shqyrtuar të gjitha rrethanat para se të kenë miratar këtë vendim. Shkarkimi është forma e fundit e papërgjegjësisë, dhe pasi ajën vendos në këtë hap sigurisht që kanë pasur argument të forta por pë rata egzistojnë mekanizma për ankesa.", tha Bojan Mariqiq, ministër i drejtësisë.
Kodi zgjedhor, Mariqiq: Nuk dihet nëse do ketë një njësi zgjedhore
Në planin e Ministrisë së drejtësisë për vitin e ardhëshëm janë edhe ndryshimet në Kodin zgjedhorë por nuk është e sigurtë nëse në mesin e ndryshimeve do të jetë edhe modeli për një njësi zgjedhore.
"Në kodin zgjedhorë do të hynë të gjitha ato ndryshime që kanë të bëjnë me modelin e zgjedhjeve për të cilat do të arrijmë konsesus. Kishte më shumë idea përfshirë këtu edhe idenë për një njësi zgjedhore që u promovua para zgjedhjeve parlamentare por tani pasi është formuar grupi parlamentarë për Kodin zgjedhorë do të ketë bisedime serioze.", tha Mariqiq.
Pas viti të ri pastrami në sistemin gjyqësorë do të përforcohet ndërsa do të pasojë dhe monitoring nga BE në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë. Mariqiq tha se në këto procese focus i veçantë do ti vihet rasteve të korupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar. Maqedonia do të jetë shtet juridik ku do të përgjigjen të gjith ata që i kanë shkelur ligjet. Vitin e ardhëshëm do të ndryshohet disa ligje në mesin e të cilëve edhe Kodi penal dhe Ligji për procedurë penale, në pjesën e ambinetit jetësor u paralajmëruan dënime më të larta. Regjistrimi I popullsisë mbetet në plan për muajin prill të viti të ardhëshm pasi Ligji të kalojë në Kuvend.
FLORIJE BELULI KAMBERI
