Maqedoni
Shahpaska: 100 ditë Qeverisje, prioritet, ruajtja e çdo vendi të punës
25.12.2020 16:27
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska ne prezentimin e punës per 100 diteshin e parë të qeverisjes ka theksuar dy prioritet kryesore

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska ne prezentimin e punës per 100 diteshin e parë të qeverisjes ka theksuar dy prioritet kryesore, ruajtjen e vendeve të punës dhe mbështetjen e kategorive të qytetarëve për të mos I humbur vendet e tyre të punësMinistri e Punës dhe Politikës Sociale tha Shahpaska përmes dhënies së ndihmave shtetërore nga pakot ekonomike, ka treguar një përkushtim serioz duke I ndihmuar pensionistët dhe qytetarët.
“Të ballafaquar me me krizën shëndetësore dhe socio-ekonome shkaktuar nga Pandemia e kovid 19, vendosëm dy prioritete, ruajtjen e cdo vendi të punës, si dfhe përkujdesje dhe mbështetje për kategoritë më të rrezikuara të shoqërisë, që sa më lehtë ta tejkalojnë krizën. Ne si ministry jemi duke punuar gjithashtu edhe në realizimin e programit qeveritar për të cilën morrëm mbështetje nga qytetarët e që është edhe obligimi ynë. Në javën e parë pas marrjes së mandatit tim, në procedure e dorëzova ligjin kundër diskriminimit I cili u miratua nga Kuvendi.", tha Jagoda Shahpaska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.
Shahpaska tha se afati i fundit për shqyrtimin e ankesave dhe kundërshtimeve, të ndihmës shtetërore prej 6,000 denarë nga pakoja e katërt e masave për qindra mijëra qytetarë, do të shqyrtohet brenda 10 ditëve. Qytetarët kanë pasur mundësi për ankesa deri më datë 21 dhjetor. Sipas saj, shumica e ankesave janë drejtuar nga prindër të vetëm, duke siguruar se fondet do të paguhen në llogaritë e tyre.
Gjatë rikapitulimit të 100 ditëshit në krye të këtij dikasteri ministror, Shahpaska ka përmendur pjesëmarrjen në përgatitjen e pakos së katërt të masave ekonomike.
MERITA GASHI
