Filloi pastrimi i deponisë në Vizbeg, pastrohet teren prej 10 hektarësh dhe mbeturina
Kanë filluar aktivitetet për pastrimin e deponise në Vizbeg....

Kanë filluar aktivitetet për pastrimin e deponise në Vizbeg. Në bashkëpunim me Kryetarin e Komunës së shkupit Petre Shilegov dhe Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini ky vend do të mer pamje të ndryshme duke u pastruar një teren prej rreth 10 hektarësh, dhe mbi 50,000 metra kub mbeturina komunale dhe rrënoja..
Nuredini u shpreh se në vend ka shumë deponi ilegale andaj kanë një plan për pastrimin e këtyre deponive.
“Ne kemi bashkëpunim me Ambasadën Zvicerane për deponinë Rusino. Ne punojmë në rajonin e Veriut dhe Verilindjes, kemi aktivitete dhe në atë drejtim, 39 kamionë janë dorëzuar tashmë. Në Juglindje dhe Jugperëndim kemi aktivitete që synojnë krijimin e një sistemi qendror të mbeturinave” – tha Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini.
Kryetari i Qytetit të Shkupi Petre Shilegov tha se beteja me deponitë e vogla është e përhershme dhe e përditshme dhe është bërë pjesë e funksionimit të rregullt të ndërmarrjeve publike të qytetit. Shilegov kujtoi se Qyteti i Shkupit këtë vit zhvilloi veprime të tilla në disa komuna të Shkupit,
“Ajo që kemi arritur të bëjmë është deponia e katërt e madhe që kemi pastruar. Kemi pastruar në Gjorce Petrov, Miqurin, Kisela Vod dhe kjo është pika e katërt e madhe. Vardarishte mbetet si një problem themelor, si një deponi e dikurshme e qytetit të Shkupit, kështu që deri më tani kemi pastruar rreth 130 mijë metra kub mbeturina të llojeve të ndryshme nga Higjiena Komunale” – u shpreh Kryetari i Qytetit të Shkupi, Petre Shilegov.
Shilegov ndër të tejra përmendi edhe dënimet për personat që do krijojnë një deponi ilegale. Ai tha se shërbimet komunale të inspektimit, inspektorati shtetëror ka vendosur bashkëpunim të ri dhe më të mirë, me Ministrinë e Brendshme, për të parandaluar krijimin e pikave të tilla. (Sedat Pajaziti, TVM2)
