Institucionet që kontribuan kundër Covid, Zaev: Ata janë heronjët e kohës sonë
Kryeministri Zoran Zaev përmes videolidhjes...

Kryeministri Zoran Zaev përmes videolidhjes mbajti mbledhje me përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Punëve te Brendshme, Ministrisë së Mbrojtjes , përfaqësuesve të Kryqit të kuq dhe brigades së zjarrfikësve, të cilët ishin në linjat e para këtë vit në luftë ndaj pandemisë me kovid 19. Zaev i falenderoi për kontributin e dhënë për menaxhimin me krizën, duke u thënë se ata janë heronjët e kohës sonë.
“Të shpreh edhe një herë falemnderimin e veçantë deri te të gjithë që janë të kyçur në luftën për shpëtimin e jetërave të njerëzve , për përkujdesjen për shëndetin për popullin tone, për të gjitha aktivitetet të cilët nënkuptojnë prevencë, punë me pacientët e sëmurë dhe përcjelljen e tyre pas tejkaimit të sëmundjes. Këtu janë të kyqur të gjithë që në një fare mënyre janë pjesmarrës duke sakrifikuar edhe shëndetin personal, që ti dilet në ndihmë popullit” – tha Kryeministri Zoran Zaev.
