Maqedoni
Studentët e Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi”, protesta kundërt testimit ekstern
14.11.2014 17:35
Studentët e Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi”, paralajmërojnë se do të organizohet marshim kundër testimit ekstern...

Me fillim nga Universiteti “Shën Cirili dhe Metodi”, përmes sheshit “Kliment Ohridski” dhe “Ilindenska”, duke kaluar edhe Parlamentin Studentor studentët kanë paralajmëruar protesta para MASH-it.
Studentët janë njëzëri të qëndrimit se testimi ekstern nuk duhet të realizohet.
“U bëj thirrje studentëve, që bashkërisht me profesorët dhe qytetarët e tjerë, të cilët ndajnë qëndrimin tonë, të përkrahin marshin e studentëve, që do të mbahet më 17 nëntor. Gjithashtu studentët do të ndalen tek Parlamenti Studentor, që të kërkojnë përgjegjësinë që e ka ky institucion në përfaqësimin e studentëve”- deklaroi përfaqësuesi i studentëve, Gorjan Ivanovski.
Kohë më parë, në rrjetin social “Facebook” studentët ftuan për t’u solidarizuar të gjithë qytetarët, që të marshojnë së bashku me ta. Qëllimi i marshit, sipas tyre, është të dëshmohet se e drejta e arsimimit është e drejtë e garantuar kushtetuese për çdo qytetar.
FLUTURA LATIFI
