Në kohë krize me pandeminë shpërblehen kompani për zhvillimin e ekonomisë

25.12.2020 19:14

Dhjetë kompani të cilat dhanë kontribut....

Dhjetë kompani të cilat dhanë kontribut për zhvillimin e ekonomisë në vend, por edhe në nivel internacional u shpërblyen me mirnjohje.

Edhe përskaj sfidave të shumta me të cilat u përball ekonomia vendore këto komapni kanë dëshmuar suksesin e tyre  tha Kryetarja e Lidhjes së Odave ekonomike, Daniella Arsova.

Ndërkohë Kryetari Stevo Pendarovski  vlerësoi  se mirnjohja për cilësi do të jetë motiv për suksese edhe më të mëdha.

“Duhet që për të gjithë ne të jetë nxitje që edhe vitin e ardshëm edhe pse do të jetë i vështirë,  të bëjmë diç më shumë edhe për familjet tona, më pas për të punësuarit tone, për ekonominë dhe në fund për promovimin e identitetit tone në botë , që në këto momente është krititik por është çështje shum e rëndësishme” – tha Kryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike, Daniella Arsovska.

“Humbjet janë të mëdha dhe do të duhet kohë për rimëkëmbjen e ekonomisë. Ju e dini më së miri se si  në këto kushte të vështira jeni angazhuar për mbijetesën e kompanive , ti ruani vendet e punës, të mos ua shkurtoni rrogat, dhe gjatë kësaj ta ruani cilësinë e prodhimeve dhe shërbimeve të cilat i porositni. Për këtë arsye mirnjohja për cilësinë maqedonase ka një peshë të rëndësishme dhe të gjithë fituesit meritojnë mirnjohje të veçantë” – u shpreh Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski.